Përplasje automjetesh te ish-sheshi Shqiponja, shkelja e semaforit shkakton aksident

Data

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në zonën e ish-sheshit Shqiponja në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur në një kryqëzim me qarkullim të lartë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej drejtuesve të mjeteve ka hyrë në kryqëzim duke mos respektuar semaforin, çka ka sjellë përplasjen mes automjeteve. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek kalimtarët dhe ka sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar trafik të rënduar për disa minuta në zonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e lëvizjes së mjeteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related