Gazetari: Kulmi i protestës ishte momenti pranë xhamisë së Namazgjasë

Data

Gazetari Ervin Koçi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, duke e cilësuar momentin pranë Xhamisë së Namazgjasë si pikën më kulmore dhe më problematike të ditës.

Sipas tij, tërheqja e protestuesve pranë Parlamentit, në një kohë kur besimtarët po kryenin faljen gjatë muajit të Ramazanit, ishte një veprim i papërshtatshëm.

Koçi u shpreh se brenda ambienteve të xhamisë ka pasur prani protestuesish, duke theksuar se, sipas tij, hyrja në një ambient kulti duhet të bëhet për qëllime fetare dhe jo për arsye të tjera.

Ai shtoi se ambienti i xhamisë u përdor në momente të caktuara nga palë të ndryshme, qoftë për t’u larguar nga tensionet, qoftë për të filmuar situatën.

Protesta e djeshme u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa debati publik vijon mbi mënyrën e menaxhimit të saj dhe respektimin e hapësirave fetare gjatë zhvillimeve politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related