Von der Leyen bisedë me presidentin e Libanit, BE akordon 100 milionë euro ndihmë humanitare

Data

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, gjatë së cilës ka shprehur solidaritetin e Bashkimit Evropian me popullin libanez.

Lajmi u bë i ditur nga vetë von der Leyen përmes një postimi në rrjetin social X, ku theksoi se BE-ja ka vënë në dispozicion 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin.

Sipas saj, vetëm një ditë më parë janë dërguar mbi 40 tonë furnizime humanitare në vend, ndërsa janë planifikuar edhe fluturime të tjera për të transportuar ndihma shtesë.

Presidentja e Komisionit Evropian përshëndeti gjithashtu vendimin e qeverisë libaneze për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollah, si dhe thirrjen për ndërprerjen e armiqësive.

Bashkimi Evropian ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Libanin në përballimin e krizave humanitare dhe në përpjekjet për stabilitet dhe paqe në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related