Aksident i rëndë në Malësinë e Madhe/ Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga

Data

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe.

Shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, N. P., si edhe pasagjeri G. P. Të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related