Shërbimi ushtarak i detyrueshëm, Gjermania vendos gjoba deri në 1 mijë euro për të rinjtë që shmangin rekrutimin

Data

Gjermania ka miratuar masa të reja për përfshirjen e të rinjve në shërbimin ushtarak, duke parashikuar gjoba deri në 1.000 euro për ata që refuzojnë të plotësojnë pyetësorin e rekrutimit ose që nuk paraqiten në kontrollet mjekësore të detyrueshme.

Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe detyron të gjithë meshkujt 18-vjeçarë, si dhe femrat 18-vjeçare që shprehin dëshirën, të plotësojnë një pyetësor me 14 pyetje të hartuar nga Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr).

Pas plotësimit të pyetësorit, të rinjtë do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore. Ata që shpallen të aftë do të regjistrohen në lista rekrutimi, nga të cilat ushtria mund të përzgjedhë personel në rast se numri i vullnetarëve nuk është i mjaftueshëm.

Sipas mediave gjermane, çdo person që nuk përgjigjet, jep informacion të rremë ose shmang procedurat e parashikuara, do të përballet me gjobë financiare deri në 1.000 euro. Masa konkrete do të përcaktohet në varësi të shkeljes së kryer.

Në rastet kur një i ri nuk paraqitet për kontrollin mjekësor pa arsye të justifikuar, autoritetet kanë të drejtë të kërkojnë shoqërimin e tij nga policia.

Pyetësorët e parë do të dërgohen që në mesin e muajit janar, ndërsa Ministria gjermane e Mbrojtjes parashikon shpërndarjen e rreth 54 mijë pyetësorëve çdo muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related