Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dënuar ashpër ndalimin e dhunshëm të transmetimit të News24 dhe uzurpimin e redaksisë nga policia, duke theksuar se synimi nuk ishte vetëm mbyllja e gojës së një media, por edhe një goditje e rëndë ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre. “Është uzurpim i një hapësire që deri dje ka qenë hapësirë informacioni—është marrja e të gjitha informacionit sensitive dhe të punës së gazetarëve,” tha ajo, duke nxjerrë në pah sfondin njerëzor të kësaj ngjarjeje. Ka shumë jetë, vijoi Tabaku, shumë familje që deri dje ishin të punësuara aty, dhe sot janë në rrezik – për njerëzit e tyre do të flasim dhe nuk do të heshtim.
U morën informacione sensitive të gazetarëve” — Jorida Tabaku: Uzurpimi i News24 vë në rrezik shumë familje
Data
