Salianji nga Gjirokastra: Rotacioni nuk vjen vetë! Opozita duhet të jetë e besueshme kudo, demokratët janë lënë pas dore edhe nga drejtues të PD-së

Data

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së, ku theksoi nevojën urgjente për një opozitë të fortë, të pranishme dhe të besueshme në çdo cep të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Salianji u ndal te pritshmëritë e qytetarëve për ndryshim politik, duke nënvizuar se shqiptarët nuk presin më përmirësime graduale nga qeveria aktuale, por rotacion të plotë pushteti.

Sipas tij, rotacioni nuk ndodh automatikisht, por kërkon një opozitë aktive dhe të organizuar mirë, e cila të jetë pranë qytetarëve dhe bazës demokrate në të gjithë Shqipërinë.

“Shqiptarët nuk presin më që pushteti të bëhet më modest, më i drejtë apo më i përgjegjshëm. Shqiptarët presin rotacion. Por rotacioni nuk ndodh vetë”, u shpreh Salianji.

Ai shprehu shqetësim për faktin se shumë demokratë ndihen të braktisur, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga drejtues të caktuar të Partisë Demokratike, të cilët, sipas tij, nuk kanë qenë të pranishëm në terren dhe nuk kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me bazën.

“Rotacioni kërkon një opozitë të besueshme në çdo cep të Shqipërisë, me demokratë që për fat të keq pranojnë se janë braktisur jo vetëm nga qeveria, por janë neglizhuar edhe nga një sërë drejtuesish të PD-së”, tha ai.

Salianji theksoi se besimi i dhënë me votë nga demokratët nuk mjafton të mbetet vetëm një mandat formal, por duhet shoqëruar me angazhim real, komunikim të vazhdueshëm dhe prani aktive pranë qytetarëve.

Në përfundim, ai nënvizoi se vetëm përmes një opozite të fortë, morale dhe të lidhur ngushtë me njerëzit, Partia Demokratike mund të rikthejë besimin dhe të realizojë ndryshimin politik që, sipas tij, shqiptarët e presin prej kohësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related