Tragjedi në kantierin e ndërtimit: Punëtori shqiptar bie në boshtin e ashensorit nga kati i tretë, në gjendje kritike në spital

Data

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në Patra, ku një punëtor shqiptar 51-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ra nga lartësia në një pallat në ndërtim, në rrugën Ellinos Stratiotou.

Sipas informacioneve paraprake, punëtori dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë i godinës, duke rënë në boshtin e zbrazët të ashensorit, çka i shkaktoi lëndime të rënda dhe traumatike.

Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Universitar të Patrës, ku aktualisht po trajtohet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv, ndërsa mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar mbikëqyrësin e punimeve në kantier, i cili më pas është liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme për rrethanat e aksidentit. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related