Rama lë në “mëshirë të fatit” veriun e Shqipërisë, ish-“Turizmi” i Kukësit drejt rrënimit

Data

Dikur krenaria e turizmit shqiptar, sot godina e ish “Turizmit të Ri” të Kukësit është drejt rrënimit të plotë. Ndërtesa e projektuar nga arkitektja e parë shqiptare Valentina Pistoli, u përurua në mesin e viteve ’80 si investimi i fundit i Albturizmit Shqiptar në sektorin e turizmit në vend.

“Dega e turizmit në Kukës u hap në vitin 1981 dhe varej nga Drejtoria Qendrore e Turizmit në Tiranë,” kujtoi Muharrem Mezini, ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Kukës në vitet ’80-’90.

“Në këtë kohë, hotel “Gjalica” iu kalua degës së turizmit si njësi akomodimi për turistët e huaj,” shtoi ai.

Sipas Mezinit, në vitet ’80, nuk mund të flitej për ndonjë përvojë në fushën e turizmit, pasi vetë politika e kohës nuk e konsideronte këtë sektor të domosdoshëm, aq më pak prioritar. Edhe pas viteve ’80, turistët që vinin në Shqipëri ishin kryesisht grupe të vogla biznesi, gazetarë ose vizitorë të rrallë.

“Deri në vitin 1988, kur filluan të vinin grupet e turistëve nga Kosova, numri i tyre ishte rreth 3,600 turistë në vit, ndërsa në vitet 1989-1991 vinin rreth 36 mijë turistë në vit në shkallë vendi,” theksoi Mezini.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related