Aksident i rëndë në Pogradec: Tre të plagosur, shoferi i njërit mjet merret në pyetje nga policia

Data

Një aksident i rëndë është shënuar sot në Pogradec, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Tushemishtit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, kur mjeti që drejtohej nga shtetasi P. H. u përplas me automjetin e drejtuar nga R. P. Si pasojë, u dëmtuan R. P. dhe dy pasagjerë që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit tjetër, P. H., për veprime të mëtejshme procedurale.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy automjetet, të cilat janë bërë thuajse copash. Efektivët ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related