Autori i dyshuar i vra@jes së shefit të kompanisë së sigurimeve shëndetësore në SHBA është përleshur me oficerët e policisë teksa ata po e shoqëronin në gjykatë.
Me pranga në duar, Luigi Mangione, u bërtiti gazetarëve jashtë gjykatës së Pensilvanisë: “Është një fyerje për inteligjencën e popullit amerikan”, tha ai i revoltuar.
Ai është akuzuar për vrasjen e shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson, i cili u qëllua për vdekje në Manhattan javën e kaluar.
I veshur me një uniformë burgu portokalli, Mangione u pa duke luftuar me oficerët, të cilët e shtynë pas një muri.
Ai ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Nju Jork, ndërsa i është mohuar lirimi me kusht.
Mangione u arrestua të hënën pasi një punonjës i McDonald’s në Pensilvani njoftoi autoritetet për një klient, të cilit iu gjet një armë, maskë dhe shkrime, të cilat policia thotë se e lidh atë me ngjarjen.
