“Shqipëria, han me shtatë porta” – Marlind Laçi kritikon Edi Rama: Konflikti me Iran është nxitur nga politika e jashtme

Data

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Shqipërisë, duke e cilësuar vendin si “han me shtatë porta” për shkak të pranimit të grupeve të ndryshme ndërkombëtare.

I ftuar në një emision televiziv, Laçi u shpreh se Shqipëria ka pranuar ndër vite grupe si muxhahedinët iranianë, afganët apo të tjerë, duke ngritur shqetësimin se kjo mund të kthehet në problem për sigurinë e vendit.

Sipas tij, çështja nuk qëndron te mikpritja, por te mungesa e kritereve dhe analizës strategjike.

“Politikisht shteti nuk mund të jetë han me shtatë porta,” deklaroi ai, duke theksuar se vendimmarrja duhet të jetë më e kujdesshme dhe e bazuar në interesin kombëtar.

Laçi kritikoi gjithashtu qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të nxitura nga, sipas tij, “servilizmi politik”.

Ai argumentoi se Shqipëria është përfshirë në një konflikt që nuk është i saj, duke përmendur edhe qëndrimet e forta kundër Iran dhe afrimin me aleatët perëndimorë.

Sipas Laçit, fuqitë e mëdha si SHBA dhe Irani mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në fund, por vendet e vogla si Shqipëria mbeten më të ekspozuara ndaj pasojave.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike dhe ndërkombëtare, ku paralajmërimet për rreziqe sigurie kanë ndezur debat të fortë në vend mbi politikën e jashtme dhe rolin e Shqipërisë në zhvillimet globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related