Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës–Tiranë, pranë zonës së Kasharit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke krijuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve që po qarkullonin në atë moment. Menjëherë është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ngjarja ka shkaktuar persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.
