“Po shuhen tufat e deleve e dhive”, Braçe paralajmëron: Pa ndryshimin e TVSH-së, vitin tjetër do kemi edhe më shumë

Data

Deputeti socialist, Erion Braçe thotë se me paratë që do të shpenzohen për censin e bujqësisë duhet të blihen bagëti pasi stanet po boshatisen. Deputeti ka publikuar videon e një stani, në të cilin sipas tij, vjet ishin rreth 550 krerë dele e dhi, duke shtuar se po ndodh ajo që ka paralajmëruar edhe më përpara, boshatisja e tyre.

Ai shprehet kritik ndaj asaj që ai e quan si “operacioni gjëmo faturën” pa marrë parasysh balancimin e TVSH-së, barazimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë më interesuar blektorët, atëherë “tufat do të shuhen”.

“Po vazhdoi edhe pak ky operacioni gjëmo faturën, veçanërisht për bujqësinë edhe blektorinë pa ndodhur ajo që është themelore, balancimi i TVSH, barazimi i tatim mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë të interesuar bujqit, blektorët për faturën, grumbulluesit për të prerë faturën, përpunuesit për të marrë mallin me faturë, do të shuhen tufat. Nuk do të ketë më. Mbajeni mend. Do t’jua tregoj më vonë gjatë ditës se çfarë më shkruannë blektorët pas nisjes së këtij operacioni dhe çfarë po ndodfh me qumështin e tyre , thotë mes të tjerash në video Braçe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related