Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

Data

Një tjetër rast falsifikimi dokumentesh është konstatuar nga institucionet shtetërore pas denoncimeve të bëra nga qytetarët ndaj “Raiffeisen Bank”.

Qytetarët K. Ç. dhe L. Ç, burrë e grua janë denoncuesit e këtij rasti që ekspertiza e policisë shkencore e ka provuar si rast falsifikimi.

Konkretisht në ngjarjen e publikuar nga Lajmi i fundit, kredia ishte marrë nga një person tjetër ortak në biznes me qytetarin denoncues, i cili nuk kishte shlyer detyrimet ndaj bankës e cila, në vend që t’ja kërkojë paratë kredimarrësit të vërtetë, tentoi të përfitojë padrejtësisht nga çifti.

Shtetasi K. ka qenë ortak bashkëthemelues i shoqërisë “S P” SHPK., regjistruar me vendimin nr. 3178, datë 29.03.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, së bashku me shtetasit L. H dhe F H me kuota të barabarta prej 33.33 secili, afati i së cilës ishte parashikuar të zgjasë 10 vjet.

K. Ç ka kërkuar zgjidhjen e cështjes në institucione pasi pas përfundimit të afatit 10 vjeçar, ka lënë aktivitetin në shoqëri duke menduar se shoqëria e biznesit është shpërbërë. Ai nuk e ka marrë një njoftim nga administratori i shoqërisë se në datën 28.03.2012 do të mbahej një mbledhje e ortakëve për të diskutuar për ndryshimet në statutin e shoqërisë, por kishte refuzuar të merrte pjesë. Me tej ka sqaruar se nga një takim me ortakun tjetër ka rënë në dijeni se shoqëria ka marrë një kredi dhe duhej të kontribuojë në shlyerjen e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related