Ilir Meta paraqet rrezikshmëri, rrezikon të prishë provat e SPAK dhe të intimidojë dëshmitarët, GJKKO zbulon pse

Data

Ilir Meta (Metaj) nuk mund të lirohet nga qelia, pasi me marrjen të pandehur më 27 maj të këtij viti, pozita e tij është rënduar që prej 21 tetorit 2024 kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe si Presidenti i Partisë së Lirisë ka të gjitha mundësitë të prishë prova dhe intimidojë dëshmitarë. Ky është argumentimi kryesor i gjyqtarit të Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erion Çela, i cili më 13 gusht rrëzoi kërkesën e ish-presidentit për liri.

Në vendimin e arsyetuar, gjyqtari Çela thotë se gjatë shqyrtimit të kërkesës nuk ka qenë në asnjë moment para situatave kur gjykata mund të disponojë me zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”: Akuzat mbeten të rënda me dënime të forta, ekziston ende rreziku për të ndikuar në marrjen dhe vërtetësinë e provave si dhe pozita e Metës mbetet ende e fortë që të mund të influencojë në persona që kanë dijeni për faktet apo që mund të thirren në gjyq si dëshmitarë. “Pozita procedurale e kërkuesit është më e rënduar, pasi në sajë të provave që janë mbledhur gjatë hetimeve ai tashmë ka marrë cilësinë e të pandehurit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related