Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Kjo kërkesë e saj vjen pasi, GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit.
Ajola Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në qeli.
Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:
1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;
