ILD kalon “provimin” e Ministrisë së Financave,përmbush 59 detyrimet:Sistemi i kontrollit të brendshëm rezultoi efektiv

Data

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave. Gjatë javës së parë të qershorit 2025, ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar me detaje gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

U verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe monitorimi, pra tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të institucionit, duke u ekzaminuar baza dokumentare për secilën rubrikë të listës së kontrolleve. “Në përmbyllje të këtij procesi monitorimi e analizimi, raporti i Drejtorisë së Kontrollit Financiar të Ministrisë së Financave jep vlerësimin maksimal, bazuar në përgjigjet e 59 pyetjeve për ILD-në, duke u shprehur se “Sistemi i kontrollit të brendshëm në institucionin e ILD vlerësohet efektiv, me 59 pika të plotësuara nga lista e kontrollit të shoqëruar me dokumentacion justifikues”, njoftoi institucioni.

Raporti vëren se sipas Metodologjisë për Vlerësimin e Cilësisë së Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme “Sistemi i Kontrollit të Brendshëm konsiderohet efektiv, nëse nuk janë zbuluar asnjë ose janë zbuluar shumë pak dobësi dhe mangësi të zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related