Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me forcë, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes. Për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar me ambulancë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi në këtë segment është kryer me vështirësi për disa minuta.
