Banorët e qytetit Vigo në rajonin veriperëndimor Galicia mbajtën një protestë, duke denoncuar menaxhimin e zjarreve të fundit që kanë prekur zonën, raporton Anadolu.
Protestuesit u mblodhën në qytet për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj asaj që e cilësuan si reagim të pamjaftueshëm për kontrollin e flakëve.
Sipas autoriteteve të mërkurën, gati 350 mijë hektarë tokë janë djegur gjatë 13 ditëve të fundit në Spanjë, ndërsa vendi po përballet ende me 22 vatra aktive zjarri
