Mazhoranca s’mbron dot më deputetët? Kushtetuesja ndryshon rregullat e lojës në Parlament

Data

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e këtij vendimi më 10 korrik, zbulon se më në fund, vetë Gjykata, ka krijuar një mekanizëm çlirues për pakicën parlamentare.

Kështu, Gjykata shkruan për herë të parë qartë, se kur 1/10 e deputetëve mendojnë se një deputet duhet të humbasë mandatin, sepse ka përfituar fonde publike, ata vënë automatikisht në lëvizje Parlamentin.

E nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese (siç ndodhi dy herë për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinajn), atëherë, 1/5 e deputetëve (28 deputetë) mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Gjykatës, për t’i kërkuar të gjykojë rastin në fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related