Tragjedi në Gjermania, pema rrëzohet nga era e fortë dhe merr jetën e tre personave, mes tyre një foshnjë

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Gjermania, ku tre persona, mes tyre një foshnjë 10-muajshe, humbën jetën pasi një pemë u rrëzua si pasojë e erërave të forta.

Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti për festën e Pashkëve në një zonë pyjore pranë qytetit Satrupholm, ku rreth 50 persona, përfshirë nëna të reja, gra shtatzëna dhe fëmijë, po merrnin pjesë në një organizim festiv.

Sipas autoriteteve, një pemë rreth 30 metra e lartë u rrëzua mbi grupin, duke zënë disa persona poshtë. Dy viktima, një grua 21-vjeçare dhe një vajzë 16-vjeçare, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa foshnja 10-muajshe humbi jetën më vonë në spital.

Një tjetër e re, 18 vjeç, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit për trajtim të specializuar.

Zona ku ndodhi ngjarja është pjesë e një strukture sociale që mbështet nënat e reja dhe gratë shtatzëna, ndërsa aktiviteti ishte organizuar në kuadër të festimeve të Pashkëve.

Autoritetet konfirmuan se rajoni kishte qenë nën paralajmërim për erëra të forta nga shërbimi meteorologjik, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë.

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen mbi rreziqet që mund të sjellin kushtet ekstreme të motit gjatë aktiviteteve në natyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related