Mes kënetës dhe Europës shqiptarët do të zgjedhin vetëm Europën”. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë risolli dje në rrjetet sociale pjesë nga fjala në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030 të mbajtur të shtunën në Pallatin e Kongrese. Rama u shpreh se të rinjtë do t’i bashkohen trenit të Partisë Socialiste në 11 maj. “Por nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurtë e teknologjisë së lartë që nga sot 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuesve të parë dhe do t’i bëjnë të rejat dhe të rinjtë e sotëm që ta refuzojnë ‘’kënetën’’ opozitare dhe ‘’bufin’’ e saj të stërplakur e t’i thonë sikter të gjitha ‘’bretkosave’ politike dhe të gjithë atyre ‘’kuak –kuak-ve’’mediatike”, tha Rama. “Ata do t’i bashkohen trenit të Partisë Socialiste në 11 maj nga Tirana, lokomotiva jonë që sa më shumë do të përpiqen ta ndalojnë duke hedhur baltë nëpër shina, aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli i Tiranës me votën e 11 majit që nga Shkodra dhe gjer në Vlorë sepse Shqipëria po bëhet dhe kudo, nga Tropoja në Konispol ku toka quhet Shqipëri po krijohet një mundësi”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama u shpreh se, “sot mbështetja për të gjithë të rinjtë në Shqipëri apo në emigracion që duan të investojnë në shtëpinë apo në tokën e gjyshërve në fshat për të ndërtuar një bujtinë apo një agroturizëm dhe për t’u bërë pjesë e zinxhirit të suksesit ekonomik të kësaj dege fitimprurëse të industrisë sonë të re turistike, është shumëfishuar”. “Ata do të mund të përfitojnë edhe nga Paketa e Re e Maleve e cila ka kaluar në qeveri dhe tanimë është në rrugën e Parlamentit, edhe nga linja e re e financimit të Bankës së Shqipërisë prej 250 milionë eurosh ku qeveria do të kujdeset në mënyrë të veçantë që të rinjtë e interesuar të gjejnë sa më shumë veten”, theksoi kryeministri Edi Rama.
