Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Data

Ndërsa Edi Rama shpall me bujë “reformën e pastrimit” të administratës nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar, në terren ndodh e kundërta: në Portin e Sarandës emërohet Aida Demi, një emër i njohur jo për merita profesionale, por për përfshirje në afera të legalizimeve me dokumente të falsifikuara.

Ish-drejtoreshë e Kadastrës dhe nën masë sigurie “detyrim paraqitje”, Demi shfaqet sot si “kapitenia” e re e portit, duke e kthyer reformën në një farsë ku patronazhistët dhe të përfolurit për korrupsion promovohen, jo ndëshkohen.

Pas një “aksioni pastrimi” të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama ku drejtues të bashkive, drejtorë e zyrtarë dolën rresht për të dorëzuar çelësat e zyrave, qytetarët prisnin një frymë të re në administratë. Por çfarë morën në këmbim? Aida Demin.

Po, e njëjta Aida Demi që është përfshirë në një çështje penale për legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara. Ish-drejtoreshë e Kadastrës së Sarandës dhe më herët e Bashkisë, ajo u përball me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërkohë që kolegët e saj shkuan në “arrest shtëpie”. Por as kjo nuk e pengoi të ngjitej sërish në post, këtë herë si drejtoreshë e Portit të Sarandës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related