Teksa kryeministri shqiptar, Edi Rama është ‘xhindosur’ pas publikimit të artikullit ‘Ramaduro’ në mediat amerikane Fox News nga diplomati Agim Nesho, ndaj këtij të fundit ka nisur edhe ‘përndjekja’ mediatike e mediave të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë dhe kryesocialistin Rama.
I ftuar në një studio televizive, diplomati Agim Nesho tha se Rama, jo vetëm që e ka Shqipërinë një pronë të madhe private, porse shpërdoron asetet publike me invetstitorë të huaj.
Sipas Neshos, pavarësisht xhindosjes së Ramës për artikullin e publikuar në Fox News, është e pamundur që t’i vijë ndonjë e keqe nga kryeministri, pasi ka mbrojtjen e shtetit amerikan, ashtu sikurse edhe mbështetjen e opozitës e kolegëve të tij.
