Hetimi për 16 ton k@nabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”, ja kush është prokurorja që rrezikon…

Data

Kolegji dëgjoi palët në çështjen kundër prokurores, Flora Çela konfirmimi i së cilës në KPK kundërshtohet nga ONM dhe Komisioneri Publik, për dështim të përsëritur në hetimin e çështjeve , përfshirë hetimet pas kapjes së një sasie rekord prej 16 ton kanabis. Çela mohoi shkeljet, ndërsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e saj.  “Sa gram kanabis duhen për një cigare?”, pyeti Theo Jacobs prokuroren Flora Çela, pasi ishin lexuar parashtrimet e saj dhe të SPAK para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pasi u mendua pak, Çela u përgjigj: “Dy gram”.  Sipas Birn, Jacobs, që përfaqësonte ONM-në në seancën e të hënës, e korrigjoi: “0.3 gram. Me një gram bëhen 3 cigare. Me 16 ton, 50 milion cigare”, tha ai. Pasi e pyeti prokuroren në mënyrë retorike për numrin e banorëve të Shqipërisë, Jacobs shtoi se sasia e kanabisit ishte e mjaftueshme që secili prej tyre, nga foshnja te më i moshuari, të pinte kanabis. Ironia e Jacobs  se kjo sasi droge nuk mund të konsumohej në Shqipëri  vinte si përgjigje për argumentet e Çelës se nuk kishte dyshime apo prova për trafik ndërkombëtar në dosjen e kapjes së rreth 16 tonëve kanabis në vitin 2017 në Vlorë.

Kjo është një prej dosjeve që ajo ka hetuar dhe për të cilën ONM dhe SPAK kërkojnë shkarkimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në parashtrimet e lexuara nga Dumani arsyetohet se Çela duhej të kishte shpallur moskompetencë dhe të kishte referuar dosjen tek ish-Prokuroria për Krime të Rënda, pasi sasia e drogës së kapur, 16 tonë, ngrinte dyshime se bëhej fjalë për trafik ndërkombëtar dhe të organizuar. Duke përmendur një sërë mosveprimesh të prokurores në këtë çështje, si dhe çështje të tjera, Dumani i kërkoi Kolegjit që ajo të shkarkohej për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”. Jacobs kërkoi të njëjtën gjë.

“Më pikon zemra gjak për këtë dosje”, theksoi ai, duke iu referuar faktit se hetimet kishin qenë të dobëta dhe se paaftësia ishte mënyra më e butë për të përshkruar rastin. “Kjo çështje duhej të kishte qenë trofe i karrierës tënde”, i tha ai Çelës. Prokurorja u mbrojt duke këmbëngulur se kishte kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore. Ajo këmbënguli se kishte zbatuar procedurën dhe se vendimmarrja ishte e bazuar në prova dhe “nuk ndodhet në asnjë prej kushteve që mund të përbëjnë cenim të besimit të publikut”. Çela tha se një pjesë e lëndës narkotike të kapur ishte prishur, ndërsa theksoi se kishte marrë vetë pjesë në operacionin policor dhe u përfshi në një diskutim të gjatë me Dumanin mbi veprimet hetimore që mund të merreshin apo ishin marrë në rastin konkret.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related