Fitorja e Trump/ “Do të trajtohej si Berisha nga drejtësia amerikane”, Burimi: Shuplakë për drejtësinë shqiptare

Data

Në një emision televiziv është diskutuar lidhur me zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump fitoi garën presidenciale, ndërsa republikanët duket se do të kenë kontrollin e Senatit dhe Kongresit.

Analisti Genc Burimi tha se Donald Trump nuk ka imazh të mirë në Europë.

“Për Trump nuk ka admirim në Francë dhe Europë. Ai ka paralajmëruar vendosjen e tarifave të larta jo vetëm për Kinën, por edhe për Europën. Mesazhi i madh është se fitorja e Trump është një shuplakë e madhe për drejtësinë shqiptare. Nëse Trump do të trajtohej si Berisha nga drejtësia amerikane, ai sot nuk do të ishte i lirë”, tha Burimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related