Alarm në Pediatri/ Gripi “A” mbipopullon urgjencat, mbi 250 fëmijë çdo ditë në QSUT

Data

Infeksionet respiratore kanë rritur ndjeshëm fluksin në Urgjencën Pediatrike të QSUT, me mbi 250 fëmijë që paraqiten çdo ditë. Vetëm 15–20% kanë nevojë për shtrim, ndërsa shumica trajtohen në observim. Simptomat kryesore janë kollë, temperaturë e lartë, dhimbje koke, të vjella dhe diarre. Mjekët konfirmojnë se po dominon gripi i tipit A, më agresiv, dhe paralajmërojnë se piku pritet në fund të janarit–fillim shkurti. Prindërit këshillohen të shmangin dërgimin e fëmijëve të sëmurë në çerdhe e shkolla për të frenuar përhapjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related