Pavarësisht një rritjeje të qëndrueshme edhe pse modeste në raport me një vit më parë, turizmi po tregon tendenca interesante sa i takon grupeve që po na vizitojnë.
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve nga Instituti i Statistikave konfirmojnë edhe një herë se grupi kryesor që po dominon për nga pesha sa i takon të huajve (përveç shqiptarëve të Kosovës) janë italianët. Këta të fundit zënë 11.6 për qind të totalit të vizitorëve për këtë vit në periudhën janar-maj.
Hyrjet e italianëve shënuan një rritje me 7.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italianët po preferojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë për turizmin e fundjavave, atë miks shëndetësor dhe argëtim si dhe biznes dhe argëtim.
Kosova nga ana tjetër ka shënuar rënie me 6.9 për qind në raport me janar-maj 2024.
