Në shqyrtim draft-raporti për heqjen e masave ndaj Kosovës, mblidhet sot Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së

Data

Në agjendën e publikuar për sot, Komiteti për Politikë të Jashtme draft-raportin e ka si pikë të tretë të rendit të ditës dhe diskutimi do të mbahet nga ora 10:00-11:30.

Një ditë më parë u raportua se në këtë draft raport vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE, nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës dhe të BE-së.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së” thuhet në draft-raport.

Mbështet po ashtu aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, ndërkaq nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë, ku dënohen sulmet në Banjskë dhe Ibër Lepenc dhe kërkohet që kryesitë e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë.

Draft-raporti paraqet edhe shqetësim serioz për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related