Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

Data

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikoi një pjesë nga dokumenti i SPAK, përmes së cilit pretendon se institucionet amerikane nuk bëjnë Metën përgjegjës për lobimet e LSI.

Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje.

Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit “Mother Jones”. Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani”, tha Blushi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related