Lavander në Tiranë i dëmton qytetares shapkat 610 euro, e dëmshpërblen me vlerë qesharake

Data

Një qytetare e Tiranës është përballur me një situatë absurde pas një shërbimi të marrë nga pastrimi kimik Lavander, në ish bllok në Tiranë. Ajo shkruan se kishte dërguar një palë shapka luksoze Hermes të blerë në datën 29 maj me vlerën e 610 eurove, por shërbimi i pastrimit kimik në fjalë i ka dëmtuar.

Qytetarja thotë se i kishte dërguar për të rregulluar një dëmtim të vogël në shapka nga kontakti me shampo dhe punonjësit e lavanderisë në vend që të kryejë shërbimin e kërkuar, kanë lyer të gjithë sipërfaqen e shapkave me bojë duke dëmtuar produktin origjinal.

Qytetarja thotë se pas ndërhyrjes së pakërkuar, shapkat janë kthyer tërësisht të ndryshuara, me tegelat origjinale të zhdukura, taban të gërryer dhe pamje tërësisht të paidentifikueshme me origjinalin.

Denoncuesja thotë se ka kontaktuar me lavanderinë për një zgjidhje, dhe vlera e kthyer nga pastrimi kimik te qytetarja është vetëm 400 euro, ndërkohë që kishte paguar gjithashtu edhe 2500 lekë për shërbimin që në fakt e kishte dëmtuar produktin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related