Konflikti në Lindjen e Mesme/ Von der Leyen thërret mbledhje të Komisionerëve, caktohet dita kur do të mbahet

Data

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se do të thërrasë një mbledhje të Kolegji të Komisionerëve të mërkurën për të diskutuar eskalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimet e tij mbi Evropën.

“Të mërkurën do të mbajmë një mbledhje të Kolegjit për Sigurinë, ku do të fokusohemi te përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe pasojat e saj për Evropën,” tha liderja evropiane në një mesazh në rrjetet sociale.

Von der Leyen kishte thirrur për herë të parë një mbledhje të tillë më 9 maj, me qëllim vlerësimin e situatës së sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Bashkimit Evropian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related