SKANDAL NË GJYKATË/ 18 FAQE NË VETËM 48 ORË: PSE GJYQTARI EDISON TATOSHAJ VENDOSI ME SHPEJTËSI RRUFE PËR ALMIRO GURAKUQIN, KUR AMP KONSTATOI PARREGULLSI NË PROCEDURËN E VULËS?

Data

SKANDALI SHOKUES NË GJYKATË: ALMIRO GURAKUQ SHTYN GJYQTARIN EDISON TATOSHAJ TË RRI 48 ORË PA GJUMË DHE TË PJEKË 18 FAQE “IDIOTËSI LIGJORE” ME VULË TË FALSIFIKUAR SHPALLUR NGA AMP!
Gjyqtari që nuk fjeti dy ditë me radhë: Brenda vetëm 48 orëve nga regjistrimi i çështjes, gjyqtari Edison Tatoshaj ka arritur një “rekord” të padëgjuar: 18 faqe vendim të pjekura në dhomë këshillimi! Pyetja që ngrihet vetvetiu është: Çfarë i tha Almiro Gurakuqi që e la pa gjumë dy net rresht gjyqtarin, aq sa të gdhihej mbi letra për të prodhuar një material aq voluminoz e të anshëm pa marrë mundimin më të vogël të njoftonte apo dëgjonte drejtuesit e zgjedhur ligjërisht? 
As si punonjës i USSH nuk do të vepronte kaq shpejt: Zelli i pashoq i Tatoshajt i kalon edhe kufijtë e një punonjësi të devotshëm të vetë Urdhrit të Stomatologut. Ai vrapoi të bllokonte strukturat legitime pa pasur as një padi të depozituar rregullisht e me procedurë komplete, duke injoruar totalisht faktin se pala kërkuese nuk i kishte njoftuar fare organet zyrtare.
Vendim mbi një vulë të paligjshme të vërtetuar nga AMP: Kulmi i kësaj idiotësie ligjore qëndron te fakti se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka provuar dhe nxjerrë zyrtarisht se vula e përdorur nga Gurakuqi është nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme. Si ka mundësi që një gjyqtar i Republikës të mbajë hapur sytë dy ditë rresht për të legjitimuar letrat e mbushura me një vulë jo-ligjore?
Barsaleta e rrogës dhe pazaret në hije: Siç thotë edhe ajo barsaleta e gjyqtarit që pas dy vitesh punë pyeti me çudi “Ou, pse paskemi edhe rrogë në bankë?!”, sjellja e Tatoshajt ngre dyshime të thella se për të rroga zyrtare është detaji më i papërfillshëm. Ai dëshmoi se është gati të njollosë të gjithë sistemin e drejtësisë duke u kthyer në një ortak e mburojë për zaptuesit e institucioneve publike. 
Thirrje urgjente SPAK-ut dhe ILD-së: Kjo mbyllje sysh përballe falsifikimeve të AMP-së dhe kjo garë rrufe 18-faqëshe pa palë e pa procedurë duhet të shkojë menjëherë te Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe SPAK-u. Dosja e Tatoshajt duhet sekuestruar me urgjencë për të hetuar prapaskenat e kësaj “pagjumësie” 48-orëshe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related