Kushtetuesja rrëzon mburojën e deputetëve të mazhorancës, paditë e opozitës do të pranohen direkt, epoka…

Data

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e këtij vendimi më 10 korrik, zbulon se më në fund, vetë Gjykata, ka krijuar një mekanizëm çlirues për pakicën parlamentare. Kështu, Gjykata shkruan për herë të parë qartë, se kur 1/10 e deputetëve mendojnë se një deputet duhet të humbasë mandatin, sepse ka përfituar fonde publike, ata vënë automatikisht në lëvizje Parlamentin.

E nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese (siç ndodhi dy herë për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinajn), atëherë, 1/5 e deputetëve (28 deputetë) mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Gjykatës, për t’i kërkuar të gjykojë rastin në fjalë. Më herët, Kushtetuesja nuk e kishte ndjekur këtë praktikë, dhe rastet që opozita ka vënë në lëvizje Kuvendin, mazhoranca i ka mbrojtur deputetët e saj dhe ata nuk janë gjykuar dot në Kushtetuese nëse duhet ta ruajnë apo jo mandatin. Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të kësaj gjykate, që Kuvendi ta përcjellë çështjen në Kushtetuese, Parlamenti nuk është bindur. Ndonëse ky vendim i Gjykatës Kushtetuese iu shpëtoi mandatin dhe “dinjitetin” dy rasteve në fjalë, vendimi i fundit zhvesh deputetët e mazhorancës nga mbrojtja politike në të ardhmen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related