Prokurorët e SPAK do ta marrin në pyetje nesër, Ilir Meta reagon nga qelia

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas lajmit se prokurorët e SPAK do ta marrin në pyetje nesër, datë 7 janar ora 10:00.

Përmes një reagimi në Facebook, Meta shprehet se padyshim që do të paraqitet në SPAK, por jo për t’u marrë në pyetje, por për t’i marrë ata në pyetje prokurorët.

Reagimi i Metës:

Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related