Largimet me ritme të shpejta ndër vite të popullatës në emigracion, veçanërisht nga të rinjtë kanë ndikuar te struktura demografike e Shqipërisë, duke rritur ndjeshëm numrin e popullsisë së moshuar.
Fenomeni pranohet edhe nga institucionet shtetërore, ku me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) kanë marrë iniciativën të përgatisin “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025–2030” që emigracionin e të rinjve e adreson si një faktor shtytës drejt plakjes së popullsisë dhe rritjes së numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ose në kushte të vështira sociale.
“Braktisja e vendit me ritme të shpejta, sidomos nga të rinjtë, përveç se ka ndryshuar ndjeshëm strukturën demografike, ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ose në varfëri, gjë e cila në ndërveprim me barriera të ndryshme (si kushte të veçanta shëndetësore ose infrastruktura e dobët), pengon pjesëmarrjen e plotë dhe efektive në shoqëri”, citohen në dokument
