Partia Demokratike e Shqipërisë publikon pjesëmarrjen në votimin për kreun e partisë, Sali Berisha kandidati i vetëm në garë

Data

Partia Demokratike e Shqipërisë vijon procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku në garë është vetëm Sali Berisha.

Në një komunikim për mediat, Albana Vokshi bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 anëtarë në 77 degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Procesi i votimit nisi në orët e mëngjesit dhe po zhvillohet në qendrat e votimit të ngritura nga PD në rang kombëtar.

Sipas drejtuesve të procesit, votimi po vijon normalisht dhe pa incidente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related