Në një deklaratë publike, deputeti Klevis Balliu thekson se raporti pasqyron degradimin e institucioneve demokratike, manipulimin e zgjedhjeve, presionin ndaj medias së lirë dhe ndërhyrjet në drejtësi nga ana e pushtetit ekzekutiv.
Deputeti i Partisë Demokratike Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një “alarm serioz” për rënien e demokracisë në vend.
Sipas tij, qeveria po përqendron pushtetin në mënyrë të rrezikshme, duke shndërruar sistemin politik në një regjim autoritar që prodhon pasuri për pakicën dhe varfëri për shumicën.
