Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se problemet kryesore në vend lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për kapje të shtetit dhe lidhje me krimin.
“Ne problemin e kemi me Ramën, sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin. Policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë,” u shpreh Gjokutaj.
Sipas tij, Rama nuk ka asnjë meritë në drejtimin e shtetit dhe çdo bilanc është negativ. Ai vlerësoi se institucionet vendase nuk merren me problemet reale, siç është vjedhja e votës, por fokusohen në çështje dytësore.
