Agrobiznesi shqiptar po merr pjesë në panairin “AgriteQ 2025” që mbahet në Doha, të Katarit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale fotoalbumin nga hapja e panairit “AgriteQ 2025”, teksa shkroi se, “pjesëmarrja e Shqipërisë në “AgriteQ 2025″ është një hap i rëndësishëm për të promovuar produktet tona bujqësore”.
“Synojmë krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimi me tregun e Katarit”, theksoi Denaj. Në kuadër të Panairit, ministrja Denaj mori pjesë edhe në takimin bilateral me ministrin për Pushtetin Lokal, Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya. “Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore”, bëri të ditur Denaj.
