Pas pazarit të amnistisë, dyshja Rama-Berisha kërkojnë “kokën” e Erion Veliajt, ja çfarë po ndodh me kryebashkiakun e Tiranës

Data

Tensionet në arenën politike dita-ditës sa vijnë dhe po agravohen. Është Prokuroria e Posaçme e cila iu ka prishur qetësinë “mbretërve” të politikës që kanë vite që janë pjesë e “tortës” së pushtetit. Për të mos pësuar një fat tragjik, dyshja Rama-Berisha po luajnë të gjitha kartat që të zhdukin çdo kundërshtar që iu del përpara. Këtë ata po e bëjnë duke futur “mashat e tyre”. Pas pazarit të fundit të socialistëve me grupin e ish-kryeministrit Berisha me “Amnistinë Penale”, nga e cila do të shpërblehen zyrtarët e korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO-ja, Rama dhe Berisha kanë drejtuar “shigjetën e tyre” drejt kryebashkiakut Erion Veliaj. Kreu i qeverisë me anë të enturazhit të tij mediatik të blerë, nga mëngjesi në darkë ka shtuar sulmet ndaj Veliajt, pasi në PS e shohin si lojtarin më të fuqishëm në betejë dhe këtë e kanë treguar rezultatet e tij me rekorde të pakonkurrueshme në krye të Bashkisë së Tiranës. Madje Rama para disa javësh sulmoi para drejtueseve Veliajn. “Ça janë këto mbledhje kot që bëni, je bërë si OJQ”-mësohet t’i jetë drejtuar Ram- Veliajt, duke iu referuar riorganizimit të PS-së për qarkun Tiranë dhe veçanërisht rezultatin mjaft të dobët në dy bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PS e humbi Kavajën. Rama e sulmoi hapur dhe plani i tij është që të dobësojë pozitat e Veliajt, për shkak se e sheh si rrezik për t’i marrë partinë. Në këtë kontekst, mësohet se në prapaskenë po bëhet një luftë shumë e fortë në PS për të goditur Veliajn. Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës ka dalë në protestë ditën e djeshme para Bashkisë së Tiranës, pikërisht për të kërkuar “kokën” e Veliajt.

Detajet

Protesta u thirr nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, për transparencë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, por ajo e tejkaloi këtë kauzë dhe u kthye në tubim politik me praninë e deputetëve të Rithemelimit, Ilir Metës dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘arrest shtëpie’ për aferën Partizani dhe 2 herë non grata. Qëllimin e vërtetë, e shfaqi Argita Malltezi, jo vetëm përmes fjalëve, por edhe stampimit në bluzën e saj me foton e babait, dhe shkrimin: “Lironi liderin e opozitës”. Para protestuesve ajo tha se Veliaj është një krye bashkiak që nesër synon të jetë kryeministër, ndaj duhet rrëzuar. “Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për çeljen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet, atëherë mos reagoni”, u shpreh Malltezi. Me thirrjet për dorëheqjen e krebashkiakut Erion Veliaj, përreth 1 orë protestuesit bllokuan rrugën para bashkisë dhe nisën të godasin me vezë dhe mollë godinën. Tensionet nisën në momentin që këshilltarët opozitarë dhe disa protestues tentuan të futen brenda bashkisë për të dorëzuar një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit, por mes tensionit, nuk u lejuan nga policia. Gazmend Bardhi tha se Erion Veliaj nuk duhet të rrijë në zyrën e kryetarit por të shoqëronte në qeli vartësit e tij, të arrestuar së fundi për dosjen “5D”. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, sulmoi SPAK-un duke ritheksuar se ka qëllim të asgjësojë opozitën. Protestës nuk i mungoi as Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president. Lusha është dhe babai i Stresit. Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaj, i qëndroi kauzës së saj duke kërkuar të bëhet publik projekti i ndërtimit të Teatrit të Ri kombëtar dhe të jepet përgjigje nëse aty do të ndërtohen apo jo kulla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related