Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj?

Data

Rritja e ndjeshme e kostos së jetesës kundrejt pagave të ulëta që ofrojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë në vend është kryefjala e organizimit, që fokusohet te kërkesat për paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune.

Koordinatori Kombëtar i Unionit të Sindikatave, Kondi Ilia, nënvizon për Citizens.al se pavarësisht emigrimit të lartë, pagat në Shqipëri mbeten të ulëta dhe nuk reflektojnë realitetin ekonomik.

Gertjana Hasalla nga Qendra për të Drejtat në Punë thekson rëndësinë e solidaritetit dhe organizimit kolektiv për përmirësimin e kushteve të punës. Slogani i protestës, sipas saj, është një përshkrim i saktë i krizës së përditshme ekonomike që përballin mijëra punëtorë.

“Punojnë shumë, paguhen pak, ndërsa jetesa bëhet gjithmonë e më e papërballueshme,” thotë Hasalla duke e përshkruar gjendjen një paradoks.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related