Qori: Shitja e votës shenjë e disfatës sociale

Data

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, thotë se shitja e votës është një shenjë e disfatës sociale, sepse njeriu i thjeshtë ndihet vetëm dhe i izoluar prandaj “kërkon të marrë ato 100 mijë të kalojë lumin”.

Ai shprehet se rendi aktual politik në vendin tonë, e ka zhbërë solidaritetin dhe na ka izoluar në individualitet.

Duke kërkuar që të ngjizim një aleancë të re shoqërore që njerëzit të mos e shohin njëri-tjetrin si rivalë, por duam një solidaritet shoqëror, sepse mendojmë se rendi aktual politik në vendin tonë, e ka zhbërë solidaritetin dhe na ka izoluar në individualitet.

Sado i varfër që të jetë një njeri ai 100 mijë lekësh nuk ta zgjidh varfërinë. Shitja e votës është një shenjë e disfatës sociale, sepse ai njeriu i thjeshtë ndihet vetëm dhe i izoluar dhe kërkon që të marrë ato 100 mijë të kalojë lumin.”- tha Qori në emisionin “Drejt”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related