Këlliçi sfidon Ramën: Po zyra e Agasit në Bllok, a ishte e regjistruar?

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me Shoqatën e Prokurorëve, duke e akuzuar se po përdor standarde të dyfishta dhe po shmang çështje shumë më të rënda.

Në një reagim publik, Këlliçi i drejton Ramës disa pyetje të drejtpërdrejta, duke e sfiduar nëse ka pasur të njëjtin “vigjilencë” edhe për zyra dhe biznese të dyshimta që, sipas tij, kanë funksionuar për vite me radhë në zemër të Tiranës. Ai pyet nëse zyra e biznesmenit në kërkim Ergys Agasi në zonën e Bllokut ka qenë e regjistruar në tatime, çfarë aktiviteti ushtronte dhe nëse autoritetet kishin dijeni për lëvizjet që, sipas akuzave, lidhen me veprimtari kriminale.

Këlliçi ngre gjithashtu dyshime për dhjetëra kompani të regjistruara në Durana Park, duke ironizuar faktin se, sipas tij, ato kanë “gjetur parajsë fiskale në një livadh”, pa kontrolle reale nga shteti. Ai thekson se këto janë çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik dhe taksapaguesit, ndryshe nga ajo që e cilëson si propagandë politike e qeverisë.

Sipas deputetit demokrat, reagimet e kryeministrit për Shoqatën e Prokurorëve nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të devijuar vëmendjen nga skandale të mëdha dhe të pazgjidhura, duke shtuar se qytetarët presin përgjigje për aferat reale dhe jo sulme selektive ndaj institucioneve të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related