Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po marrin vendime për hapat e ardhshëm lidhur me lidershipin e Venezuelës, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Trump paralajmëroi se çdo zyrtar apo figurë politike që vazhdon të mbetet besnik ndaj Nicolas Maduro-s do të përballet me pasoja serioze, duke theksuar se për ta parashikohet një “e ardhme e keqe”.
Ai shtoi se administrata amerikane po shqyrton edhe rolin e opozitës venezueliane dhe udhëheqësen e saj, Maria Corina Machado, në kuadër të fazës së re politike që pritet të nisë në vend.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se SHBA-të do të jenë “të përfshira fuqimisht” në industrinë e naftës së Venezuelës, duke e cilësuar këtë sektor si kyç për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.
Sipas Trump, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij po dërgohen në Nju Jork, ku përballen me akuza të rënda që përfshijnë narkoterrorizëm.
Në një intervistë për Fox News, Trump bëri të ditur se gjatë operacioneve ka pasur disa të plagosur nga radhët e forcave amerikane, por nuk raportohet për viktima në njerëz.
