PD denoncon sërish Bashën në KQZ: Përdor faqet tona në Facebook e Instagram, u ka ndryshuar emrin

Data

Partia Demokratike ka denoncuar sërish Lulzim Bashën në KQZ se përdor simbolet e selisë blu, edhe pse në zgjedhjet e 11 majit, Basha po përfaqësohet përmes një partie dhe logoje tjetër të quajtur “Koalicioni Euroaltantik”.

Përmes përfaqësuesit ligjor Florjan Nuri, PD u ankua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se Basha vijon të përdorë simbole të ngjashme me ato të PD-së në faqen zyrtare të internetit dhe llogarinë e tij në META si dhe në Instagram, dhe kërkoi që KQZ të urdhërojë mbylljen e tyre.

Gjithashtu, në kërkesën e PD theksohet se Lulzim Basha prezantohet në website si kryetar i PDSH, ndërsa sipas regjistrit të partive në Gjykatën e Tiranës, kryetar rezulton Sali Berisha që prej momentit kur Gjykata e Apelit rrëzoi Bashën.

“Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të keqpërdorimit publik në internet, wesite, rrjetin META (Facebook, Instagram) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related