Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka ka zhvilluar ditën e djeshme një takim politik me Opozitën e Bashkuar në Durrës. Duke parë situatën politike, Noka thotë se jemi në momentin kur nevojitet bashkimi i shumë aktorëve dhe faktorëve politikë që shohin kryeministrin Edi Rama si dhe qeverinë e tij, si rrezikun më të madh në këtë vend. Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, bashkimin e opozitën e konsideron si një detyrë pasi vendi gjendet në një emergjencë kombëtare, të shkaktuara në mënyrë direkte nga korrupsioni masiv si dhe krimi i organizuar. Ndërkohë gjatë takimit me opozitarët e Rithemelimit në Durrës, Noka deklaron se kemi derën e hapur dhe shtrijmë dorën për të gjithë ato që duan ndryshimin dhe duan të kontribuojnë për një Shqipëri ndryshe, jo për një Shqipëri ku të dominojnë investitorët strategjik ku në lidhjet e tyre janë qeveritarët dhe familjarët. “Dua t’i uroj mirëseardhjen kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe deputetit të saj, zotit Shpëtim Axhami dhe Petrit Doda, që iu bashkuan opozitës së bashkuar, e cila ka një mision kombëtar për t’u përballur me këtë të keqe dhe për të çrrënjosur këtë të keqe që e ka emrin Rilindje. Jemi në momentin që nevojitet bashkimi i shumë aktorëve dhe faktorëve politikë që shohin Edi Ramën dhe qeverinë e tij si rrezikun më të madh të vendit. Ndaj dora jonë për ta duhet të jetë e shtrirë, dera jonë duhet të jetë e hapur. Ne do të bashkojmë të gjithë ata që kërkojnë që Shqipëria të jetë ndryshe dhe që në Shqipëri të ketë drejtësi reale dhe jo drejtësi të re me regji. Shqipëria është në një rrezik kombëtar. Ndaj bashkimi, përballja dhe gjunjëzimi i këtij regjimi është dhe do të jetë sfida jonë. Ndaj dhe reforma zgjedhore që do propozohet nga ana jonë, do të ketë synim. Një reformë zgjedhore që do krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të barabarta dhe do të mundësojë rotacionin. Nuk ka demokraci që funksionon pa mundësinë e rotacionit. Rotacioni është ai që mban gjallë demokracinë në çdo vend. Ndaj këto do jenë objektivat tona”, tha ai.
Flamur Noka shpalos objektivat: Të mundësojmë rotacionin politik, Shqipëria në rrezik nga qeveria “Rama”, ja kush është sfida e opozitës së bashkuar
Data
