Nis protesta e 30-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Data

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të hëne protesta e 30-të radhazi kundër qeverisë, ku qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrësit kanë nisur grumbullimin duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, pas grumbullimit në shesh, protestuesit do të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet pjesa kryesore e tubimit.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta është pjesë e një serie mobilizimesh që do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related