Dalin në dritë kontratat e klasifikuara të AKSHI-t: 104 mln € pa transparencë

Data

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kontratave të klasifikuara nga AKSHI, duke pretenduar se përmes tyre janë shpërndarë 104 milionë euro pa garë dhe pa transparencë gjatë 10 viteve të fundit.

Sipas PD-së, këto kontrata – që ligji i lejon vetëm për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare – janë përdorur kryesisht për mirëmbajtje, sigurim dhe shpenzime zyrash, jo për nevoja të sigurisë kombëtare. Shumë prej tyre kanë afate 24–36 muaj dhe kanë nisur pas marrjes së detyrës nga drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Kompanitë përfituese (sipas denoncimit):

  • ABS shpk – 17 mln €
  • FIRST shpk – 18.5 mln €
  • Infosoft Systems – 12.6 mln €
  • TBS 96 shpk – 11.8 mln €
  • AES Communication shpk – 6.7 mln €
  • Soft Solution shpk – 5 mln €
  • IKUBINFO – 3.8 mln €
  • Alisa Albania – 2.1 mln €
  • Image Communication Development – 2 mln €
  • Intech + – 1.6 mln €
  • Fastech shpk – 1.2 mln €
  • Trezhnjeva shpk – 1.2 mln €

PD argumenton se këto fonde lidhen me mungesat në ndihmën ekonomike, barnat, fermerët dhe pensionet, dhe i kërkon SPAK-ut të përmbyllë hetimet për AKSHI-n, duke shtrirë përgjegjësinë institucionale për shpërdorimin e fondeve publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related